Është zhvilluar ditën e sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, mbledhje e cila është transmentuar drejtpërdrejt nga Saranda Web
Në këtë mbledhje janë diskutuar për miratim këto Projekt Vendime:
1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Dhjetor 2022
me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë,
3. P/Vendim“Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i
kushtëzuar për bllok-ndihmën si dhe nga fondet e buxhetit vendor”, për vitin 2023”.
4. P/Vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për aplikimin në programin e
banesave sociale me qera (subvensionimit të qerasë në tregun e lirë) dhe listën e
familjeve që do të përfitojnë nga ky program”.
5. P/Vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për aplikimin në programin e
banesave me kosto të ulët (subvensionimit të interesave të kredisë me kushte
lehtësuese nga shteti) dhe listën e familjeve që do të përfitojnë nga ky program”.
6. P/Vendim “Për miratimin e deklaratës për bashkëfinancimin e bashkisë në projektin
"përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara".
7. P/Vendim “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës për përfundimin e
procesit të kalimit të pronësisë së trojeve të shtetasve subjekt të vendimit të Këshillit
të Ministrave nr.329 datë 22.05.2019”.
8. P/Vendim “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në
territorin bregdetar të Bashkisë Sarandë”.
9. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit
Bashkiak”.
10. Informacion për vendimarrjen dhe performacën e Këshillit të Bashkisë Sarandë për
vitin 2022.
11. Dhënia e miratimit për rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.