Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, 29 Shtator 2025

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, 29 Shtator 2025

 

 Është zhvilluar sot mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Sarandë, mbledhje e cila zgjati vetëm 25 minuta.    

 

 

Rendi i ditës 

 

  1. Projektvendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin gusht 2025”.
  2. Projektvendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin gusht 2025”.
  3. Projektvendim “Për miratimin e shtetasve S.S dhe Dh.V për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve ‘Feti Rugji’ Sarandë”.
  4. Projektvendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi i strehimit social përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfra dhe të pafavorizuara”.
  5. Projektvendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti”.
  6. Projektvendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi i subvencionimit të qirasë në tregun e lirë, si dhe mbi normat e strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit”.
  7. Projektvendim “Për miratimin e ndihmës financiare për shtetasen I. D.”.
  8. Projektvendim “Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
  9. Raporti i monitorimit të buxhetit për periudhën maj–gusht 2025.
  10. Informacion mbi gjetjet e barometrit gjinor në Bashkinë Sarandë.

 

 Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë  u transmentua drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon