Mblidhte midhje në Liqenin e Butrintit, rrëzohet dhe humb jetën 60-vjeçarja

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manastiri”, Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja Vasiliqi Babi, rreth 60 vjeçe, banore e Sarandës.

Detaje nga mbytja ne Manastir të Ksamilit: 60 vjeçarja Vasiliqi Babi, banore e lagjes nr.2 në Sarandë ishte duke nxjerre midhje nga deti. Ishte sebashku me vajzën dhe nxirrnin me nje varke te tyren midhje.

Në afersi te bregut aksidentalisht i shkau këmba dhe per rrjedhoje eshte mbytur. Persona qe ndodheshin aty e kane ndihmuar per ta nxjerre nga uji por fatkeqesisht e pa jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Please follow and like us:
fb-share-icon