Mbrëmje poetike në Korfuz në nder të poetëve nga Saranda Dashamir Malo dhe Vangjel Zafirati

DY POETË SARANDIOTË NË KORFUZ (Mbrëmje Poetike kushtuar Dashamir Malos dhe Vangjel Zafiratit)

Nga grupimi i poetēve të Korfuzit, me organizatorë, shkrimtaren dhe piktoren Katina Vlachou dhe poetin, dhe studiuesin Vasilis Pandhis, në 1 prill 2023, në orën 19.30, në Villa Kefalomandouko (Spyrou Rath 21B, Kefalomandouko, Korfuz), u mbajt “Mbrëmja Poetike”, kushtuar poezisë të poetit Dashamir Malo dhe shkrimtarit Vangjel Zafirati.

Dy të ftuarit janë pjestarë të Klubit të Krijuesve Jonianë dhe ndër poetët, që prej shumë vitesh organizojnë takimin poetik ndërkombëtar të shtatorit në qytetin e Sarandës, ku çdo vit janë të ftuar edhe poetë nga Korfuzi.

Kjo mbrëmje, siç u theksua edhe nga shkrimtarja Katina Vlachou, ishte një rikthim tek fqinjët, miqtë poetë, por kryesisht një njohje të veprës poetike, të Dashamir Malos dhe një tjetër gjest për të forcuar shkëmbimet kulturore mes dy qyteteve me një histori të gjatë komunikimi të shumanshëm.

Eventi u shoqërua me ekspozimin e fotove nga Dashamir Malo, i cili dallohet edhe si fotograf amator. Poezitë e dy poetëve u lexuan nga aktorja Natalia Kapodistria, nën tingujt e pjanos, interpretuar nga muzikanti Petros Kosmas.

Në këte mbrēmje u prezantua edhe Antologjia në të cilën përfshihen tre poetë shqiptarë; Frederik Reshpja, Luljeta Lleshanaku dhe Xhvahir Spahiu, përkthyer në greqisht nga poeti Vangjel Zafitati.

Eventi u përmbyll me një koktail, në të cilin të ftuarit diskutuan për poezine dhe jo vetëm, shoqeruar me nga njē gotë pije tradicionale (cipuro) dhe verë, duke ngjërur pjatat e mikpritësit dhe artdashësit, greko – francezit Nicolas.

Please follow and like us:
fb-share-icon