Mbushën furgonin e vjedhur me 375 kg kanabis, arrestohet shqiptari në kufirin grek

Një sasi e madhe droge është zbuluar nga punonjësit e Policisë së Nëndrejtorit të Sigurisë së Janinës mesditën e djeshme (02.11.2022) në zonën e Zagorit Lindor të Janinës. 

Për rastin janë arrestuar një shqiptar dhe një shtetase greke, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për shkelje të legjislacionit për drogën. 

Në veçanti, në kuadër të shfrytëzimit të duhur të informacionit dhe pas një operacioni të koordinuar, policia ka lokalizuar një furgon, të drejtuar nga shqiptari, në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar (85) pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale prej (374) kilogramë e (850) gramë. 

Siç ka rezultuar, kamioni i mësipërm është vjedhur në korrik 2020 nga një zonë e Atikës. 

Krahas kësaj, në zonën e gjerë, grekja është pikasur duke drejtuar një makinë, e cila vepronte si pararojë për të shmangur çdo kontroll policor gjatë transportit të drogës. 

Përveç drogës, janë konfiskuar (5) aparate celularë, një sasi prej (390) euro dhe automjetet e mësipërme. 

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorin Plemmeliodikon të Janinës. 

Please follow and like us:
fb-share-icon