Mbushet me mister ngjarja në Sarandë, viktima nuk po identifikohet dot, ishte i vetëm në det

Shpërthimi në Sarandë, mbushet me mister ngjarja. Viktima nuk po identifikohet dot, ishte i vetëm në det

Plot mister është veshur ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Sarandë ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, një person humbi jetën në gjirin e Sarandës, 100 metra larg Portit Detar. Ngjarja ndodhi ekzaktësisht në orën 22.00, kur qyteti u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, i cili u dallua edhe vizualisht për shkak të zjarrit te shkaktuar por edhe një sasie të madhe tymi që la pas.

 

Vetëm pak minuta më pas, një gomone e vogël e drejtuar nga dy turistë të huaj solli një person të plagosur rëndë në Portin Detar të qytetit aty ku kishin mbërritur menjëherë forca të shumta të Komisiariat të Policisë Sarandë. Ata e kishin gjetur rastësisht atë teksa po shkonin për tek jahti i tyre i ankoruar në radë. I plagosuri, i cili ka ndërruar jetë brenda pak minutash, është transportuar drejt Spitalit të Sarandës.

 

 

Kur kanë kaluar rreth 12 orë nga ngjarja e rëndë, ende nuk është arritur të identifikohet viktima dhe as të përcaktohet nëse është shqiptar apo i huaj. Bashkë me këtë fakt nuk është përcaktuar as shkaku i shpërthimit, nëse bëhet fjalë për bombul oksigjeni apo lëndë eksplozive. Policia ka ushtruar kontroll në gjirin e Sarandës por nuk ka gjetur as një mjet lundrues të braktisur që mund të lidhet me viktimën, kështu që ende nuk dihet arsyeja se pse ndodhej në mes të detit viktima.

 

Mësohet se ai ishte i veshur si polumbar, por janë ende tw paqarta lëvizjet e tij në det. Trupi i viktimës ndërkohë është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë ndërsa policia po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

Please follow and like us:
fb-share-icon