Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin

Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe me ndërtuesin Nga hetimet rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin

Nga hetimet rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

 

 

Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim kryeinspektorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, 3 inspektorë dhe një person tjetër, për një ndërtim të paligjshëm në Ksamil në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, e cila është edhe zonë e mbrojtur dhe ka statusin Monument Natyre.

 

Kryeinspektori A M, inspektorët V Xh, E Z dhe B K akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

 

Personi që akuzohet se ka ndërtuar pa leje R P, dhe mbi të rëndojnë akuzat “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

 

Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar Butrint dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datë 10.5.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar, të monumenteve të natyrës shqiptare” (të përditësuar), ndryshuar me VKM nr 187 datë 25.03.2021 “Rishikim”

 

Nga ana e punonjësve të IVMT Bashkia Sarandë nuk është mbajtur procedura ligjore në lidhje me konstatimin e plotë të punimeve dhe marrjen e masës administrative ‘dënim me gjobë’.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon