Mbytet gjatë natës një varkë turistike në Ksamil, shkak dyshohet konkurenca
Një varkë, e cila përdorej gjatë sezonit turistik për shëtitje me pushuesit, është mbytur gjatë natës në zonën e Ksamilit. Mjeti lundrues ka qenë i ankoruar në breg të deti.
Mëngjesin e sotëm, pronari e ka konstatuar varkën të mbytur dhe, me ndihmën e një vinçi, ajo është nxjerrë nga uji. Pas nxjerrjes, është vënë re se varkës i ishin hequr qëllimisht tapat, çka ngre dyshime për një akt të qëllimshëm sabotimi.
Pronari dyshon se ngjarja mund të jetë e lidhur me konkurrencën në sektorin e shërbimeve turistike, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e plota të rastit.









