Më 17 & 18 Maj organizohet Folk Fest ‘Sofra Konispolate’

Më 17 & 18 Maj organizohet Folk Fest ‘Sofra Konispolate’


Konispoli i Çamërisë, Konispoli i historisë e traditës, për dy ditë radhazi, më 17 e 18 maj, bëhet skena e madhe e folkut autentik shqiptar. ‘Sofra Konispolate’ për dy ditë do mbledhë rreth vetes grupe folklorike të cilët do të plotësojnë tablonë e madhe të larmishmërisë së këngëve e valleve shqiptare.

Në përmbushje të misionit për të promovuar kulturën dhe artin, Bashkia Konispol me mbështetjen e Qarkut Vlorë organizon festivalin e parë kulturor në Konispol, “FOLK FEST 2024: SOFRA KONISPOLATE”!


Vallja e kënga jehojnë çamërisht në Konispol, aty ku kultura e tradita e një krahine të pasur burojnë e jetojnë.

Grupe folklorike nga Konispoli, Saranda, Vlora, Delvina, Himara, e për ti shtuar vlerë eventit, grupet falklorike të shqiptarëve të Malit të Zi, shqiptarët e Podujevës dhe grupi artistik i Arbëreshëve në Itali, do të sjellin në skenën e festivalit repertorin e tyre më të veçantë.


Ejani të merrni nga Konispoli, nga skena e ngritur në ekstremin më jugor të vendit, emocionin dhe krenarinë që vjen nga pasuria vitale e valleve plot ritëm e hijeshi dhe nga këngët burimore.

Ka një vend për të gjithë në Konispolin e traditave të artit dhe mikpritjes, ku identiteti kulturor i flet mbarë shqiptarisë.


“Sofra Konispolate” hapet për këdo! Ajo ju fton dhe ju pret!

Please follow and like us:
fb-share-icon