Me shenja në trup, gruaja gjendet e pajetë, policia në kërkim të bashkëshortit

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Gyzi të Athinës, ku është gjetur e pajetë një grua shqiptare.

Mediet greke bëjnë me dije se e pajetë është gjetur një grua e moshës 62-vjeçare. Bëhet me dije se burri i viktimës ka njoftuar për ngjarjen policinë.

Po ajo që ngre mister në këtë ngjarje është se gruaja është gjetur e pajetë në dhomën e gjumit dhe se ne trupin e saj kishte shenja dhe të nxira.

Bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar ambulancën, nuk është gjetur dhe kërkohet nga autoritetet për të dhënë shpjegime.

 

Saranda News sarandanews.net

Please follow and like us:
fb-share-icon