Media for All – Gazetaria e pavarur ka rëndësi: Mbi 100 gazetarë nga Ballkani Perëndimor mblidhen në Tiranë 

Media for All – Gazetaria e pavarur ka rëndësi: Mbi 100 gazetarë nga Ballkani Perëndimor mblidhen në Tiranë 

Një konferencë rajonale me titull “Gazetaria e pavarur ka rëndësi” u organizua nga projekti Media for All në Tiranë më datën 9 dhe 10 mars. Përgjatë dy ditëve, mbi 100 gazetarë, redaktorë, ekspertë ndërkombëtarë dhe rajonalë, si dhe përfaqësues morën pjesë në diskutime dhe panele.

Fjalimet e hapjes u mbajtën nga Mia Marzouk, zëvendësshefe e misionit në ambasadën britanike në Tiranë dhe Larisa Haliloviq, eksperte e zhvillimit ndërkombëtar dhe udhëheqëse e ekipit të Media for All. 

Përmes sesioneve të ndryshme interaktive, konferenca u fokusua në shfaqjen e storieve dhe perspektivave të grave dhe të rinjve në mediat e Ballkanit Perëndimor. 

Gazetaret dhe gazetarët i ndanë përvojat e tyre dhe storiet e ndikimit të arritura përmes trajnimit, mentorimit dhe rrjetëzimit, si dhe eksploruan vlerat thelbësore të profesionistëve të mediave në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Përveç integritetit, saktësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, u theksua që solidariteti, bashkëpunimi dhe empatia ishin thelbësore për përmirësimin e pozitës së grave dhe të rinjve në redaksi e më gjerë.

Konferenca ishte gjithashtu një mundësi për të nënvizuar rëndësinë dhe arritjet e mediave pjesëmarrëse, me një përkushtim të qartë drejt praktikës së vazhdueshme të gazetarisë etike në interesin më të mirë të komuniteteve të tyre, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohen mediat e vogla lokale çdo ditë.

Programi Media for All ka mbështetur 139 media lokale në të gjithë Ballkanin Perëndimor për tri vjet. Ai ka ndihmuar në ndërtimin e shkathtësive, kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së mediave të pavarura dhe ka fuqizuar mbi 1600 profesionistë të medias për të prodhuar përmbajtje cilësore, relevante dhe të ndjeshme ndaj gjinisë që angazhon audiencë të re dhe të nënpërfaqësuar, duke përfshirë gratë, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara, duke arritur së bashku 17 milionë përdorues online.

Programi Media for All, pjesë e së cilës është edhe Saranda Web, është financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe realizuar nga një partneritet i udhëhequr nga British Council, së bashku me Thomson Foundation,  BIRN dhe INTRAC.

Konferenca në Tiranë u organizua në partneritet me projektin Media for Youth të British Council.

Please follow and like us:
fb-share-icon