12 Janari shënon 33-vjetorin e themelimit të Degës së Partisë Demokratike në Sarandë.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë në fund të dhjetorit 2023, ku u fikën shpresat dhe premtimet për mbështetësit e Bashës se do të merrnin selinë e PD, edhe në Sarandë përflitej se demokratët do të bashkoheshin dhe 12 Janarin do ta festonin së bashku në selinë e PD Sarandë.
Por, siç bëjnë të ditur burime të Saranda Web, mbështetësit e Bashës po kontaktohen nga “Lart” dhe u kërkohet të mos pranojnë të festojnë së bashku, duke iu përbetuar se beteja nuk ka marrë fund dhe se Rama do t’ia japi Bashës Vulën.
Please follow and like us: