Mesazhi prekës i djalit 12-vjeçar të Julia Kalemi, e zhdukur prej 4 ditësh

Julia Kalemi një 40-vjeçare shqiptare u zhduk nga banesa e saj në Janinë, mesditën e 10 shtatorit të këtij viti. Bashkëshorti, shtetasi grek Panajotis Gjeorgjadhis iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV me një apel për ndihmë, në kërkim të së shoqes.

Menjëherë sapo ky rast u bë publik, në pak minuta mbërritën informacionet e para, se Julia ishte parë këtë të dielë në Tepelenë, në gjendje të rënduar psikologjike. Një qytetar tha se e njeh të humburën, duke pretenduar se e ka parë në qytetin jugor. Në një lidhje telefonike ai u shpreh i sigurt se bëhej fjalë për gruan që kërkohet në ’Pa Gjurmë’.

Djali 12-vjeçar, i drejton mesazhin prekës nënës: “Më ka marrë shumë malli për nënën. Nëse ajo nuk dëshiron të kthehet në familje nuk e detyrojmë, mjafton të jetë mirë me shëndet”, u shpreh djali i Julias.

VIDEO  https://youtu.be/kUy1Ys1TKK4

Please follow and like us:
fb-share-icon