Meta përshëndeti delegatët e Konventës në nisje të punimeve në Pallatin e Kongereseve. Ai nuk la pa bërë ironi me Lulzim Bashën.
Më thotë Mondi a mund të shoqëroj! Faleminderit që më ke shoqëruar me besnikëri këto 26 vite. Bëhu gati të bëjëm stërvitje bashkë të më shoqërosh edhe 26 vite të tjera. Kisha një lutje. Të çohemi në këmbë për atë vajzën e Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit dhe Pukës që fituan kundër mafies. E puthë edhe Rrokun kryetarin e Pukës dhe Hilën dhe Bert Malaj e Memaliajn. Ashtu fitohet. Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar dhe shumëzuar 7 herë 7= 42, tha Meta.
Please follow and like us: