Miliona të shpenzuara, por kush do të mbajë përgjegjësi për dështimin? – VIDEO

Miliona të shpenzuara, por kush do të mbajë përgjegjësi për dështimin
Miliona të shpenzuara, por kush do të mbajë përgjegjësi për dështimin

Miliona të shpenzuara, por kush do të mbajë përgjegjësi për dështimin?

 

Investimet në infrastrukturën e Sarandës, të menduara për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të ngritur imazhin turistik të qytetit, po përballen me probleme të theksuara ende pa përfunduar.

 

 

Një nga shembujt më të dukshëm janë rrugët e shtruara me mozaik, të cilat po degradojnë me ritme të shpejta. Riparimet që kryhen thuajse çdo muaj nuk arrijnë të japin asnjë efekt të qëndrueshëm, duke kthyer këto rrugë në një burim të vazhdueshëm shqetësimi për qytetarët dhe bizneset e zonës.

Këto rrugë, të cilat u promovuan si një model i zhvillimit urban modern, tashmë janë kthyer në një dështim të hapur. Qytetarët pyesin me të drejtë: Çfarë duhet bërë me këto punime që po rezultojnë të dështuara dhe para të hedhura kot?

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon