Ministri Britanik: Ndihma e UK për Ukrainën është një “monument i lirisë sonë”

Duke përshëndetur përpjekjet e zotit Johnson, Zelensky tha këtë muaj se mbështetja britanike për vendin e tij – pasi ai përballet me sulmin gjithnjë e më barbar të Rusisë – do të “mbetet në histori përgjithmonë”.

‘Udhëheqja e jashtëzakonshme’ e  Boris Johnson në mbështetjen e Ukrainës nuk do të ishte e mundur nëse Britania do të ishte ende pjesë e Bashkimit Evropian, ka pohuar një ministër i kabinetit.

Jacob Rees-Mogg , ministri i Mundësive të Brexitu tha sot deputetëve se ndihma e Mbretërisë së Bashkuar për Kievin do të ishte më e kufizuar nëse vendi do të kishte mbetur një vend anëtar i BE-së.

“Unë do të argumentoja se politika jonë në lidhje me Ukrainën nuk do të ishte e mundur nëse do të kishim qenë të lidhur nga doktrina e bashkëpunimit të sinqertë brenda BE-së,” tha ai, ndërsa foli me Komitetin Evropian të Shqyrtimit të Dhomës së Komunave.

“Nëse doni një monument të lirisë sonë për momentin, është lidershipi i jashtëzakonshëm që kryeministri Boris Johnson ka dhënë mbi Ukrainën, tha Jacob Rees-Mogg .

Please follow and like us:
fb-share-icon