Mirela Kumbaro: Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë do të zgjatet edhe 5 vite të tjera

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka deklaruar sot se në Këshillin e Ministrave u mor vendimi për zgjatjen edhe të moratoriumit të gjuetisë.

“Projektligj i ri që është në vazhdim të dy ligjeve që i kishte mbaruar afati dhe është shpallja e moratoriumit të gjuetisë për 5 vitet në vijim. Ka pasur dy ligje më parë, një për vitin 2014-2016 dhe një tjetër në 2016-2021 që i mbaroi afati vitin e kaluar.

Duke konstatuar efekte pozitive të masave të marra, në lidhej me faunën e egër, por sidomos me shpendët e egër, është konstatuar një rritje e ndjeshme e numrit të shpendëve të egër dhe një ndërgjegjësim shumë më i madh i popullatës.

Në vitin 2016, në censusin e zhvilluar janë konstatuar rreth 60 mijë lloje shpendësh të egër në habitatet e ekosistemit shqiptarë, ndërsa në vitin 2021 jemi në rreth 140 mijë lloje të tilla.

Shpallja e këtij moratopriumi kufizon ndjeshëm edhe kërkesën për t’u pajisur me leje armësh gjahu. Në vitet e para janë sekuestruar mbi 800 armë gjahu.”, tha Kumbaro.

Please follow and like us:
fb-share-icon