Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt, Berisha ‘plas bombën’ për Edi Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish për Ervis Martinajn.

Në një takim me mbështetësit e tij në Prrenjas, Berisha tha se Rama nuk respektoi ligjin kur shkarkoi Gledis Nanon nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, teksa u ndal te Martinaj dhe vëllai i kryeministrit.

“Unë nuk kam asnjë sentiment se unë nuk e njoh fare atë Drejtorin e Policisë., por të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, tregon që ti nuk respekton ligjin. Pastaj e mbyll në fund duke pyetur, pas një muaji ti kërkon pas një muaj që është zhdukur, të sqarohet çështja Ervis Martinaj.

Të gjithë e dinë që ai ishte biznesmeni në kërkim i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije i lojërave të fatit.

E dinë të gjithë se kush i luante bastet, këta të dy ishin. Zhduket njëri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se vëllai i tij merrej me bastet. Ky mendon se i lau duart me zhdukjen e një njeriu”, tha Berisha.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial