Mjekët e Spitalit të Sarandës kthejnë në jetë vogëlushin 4-vjeçar, ra në kontakt me rrymën

Mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20.30 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.1.
Duke luajtur me shokë kontakti me rrymën elektrike ka rrezikuar seriozisht jetën e një vogëlushi 4 vjeçar me inicialet Z. O.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Menjëherë është shoqëruar në urgjencën e spitalit civil të qytetit të Sarandës, ku aty ka shkuar pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën elektrike i kish shaktuar arest kardiak fëmijës.

Një angazhim dhe përkushtim maksimal i mjekëve Besnik Shabanaj, anestezisti Ptoleme Peta dhe mjekes pediatre Mejborna Gjata, fëmija i ka shpëtuar kthetrave të vdekjes dhe aktualisht, sipas burimeve spitalore të Sarandës, ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.

Please follow and like us:
fb-share-icon