Moti në zonën e Sarandës: Javë me reshje të shumta dhe rënie temperaturash

Moti në zonën e Sarandës: Javë me reshje të shumta dhe rënie temperaturash

Moti në zonën e Sarandës: Javë me reshje të shumta dhe rënie temperaturash

 

Saranda dhe zona përreth do të përfshihen nga mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu të shpeshta dhe ulje graduale të temperaturave, duke nisur që nga sot, e diel, e deri në fund të javës.

 

Moti në zonën e Sarandës: Javë me reshje të shumta dhe rënie temperaturash

 

🔹 Sot (e diel) moti do të jetë i vranët, me reshje shiu gjatë pjesës më të madhe të ditës. Temperaturat do të arrijnë deri në 20°C, ndërsa në mbrëmje pritet intensifikim i reshjeve dhe freskim i ndjeshëm i motit.

 

🔹 E hëna dhe e marta do të vijojnë me reshje të dendura shiu. Në disa zona në Sarandë, Finiq dhe Delvinë dhe Konispol priten sasi të konsiderueshme reshjesh, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 13°C në mëngjes deri në 19°C gjatë mesditës.

 

🔹 E mërkura parashikohet ndër ditët më të paqëndrueshme të javës, me reshje të forta shiu dhe mundësi për stuhi afatshkurtra me shkarkesa elektrike, ndërsa temperaturat do të shkojnë deri në 20°C.

 

🔹 Nga e enjtja dhe e premtja, moti nis të stabilizohet gradualisht. Reshjet do të jenë më të pakta, por temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, duke shënuar maksimum 13–14°C dhe minimum deri në 7–8°C, veçanërisht në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

 

🔹 Fundjava e ardhshme pritet me mot të ndryshueshëm, vranësira dhe reshje të lehta shiu, ndërsa temperaturat do të mbeten të ulëta për këtë periudhë të vitit.

 

Saranda priti Vitin e Ri 2026 me spektakël fishekzjarresh dhe atmosferës festive – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon