Mungesa e Kopshteve me drekë në Ksamil: Një pengesë për punësimin e grave

Mungesa e Kopshteve me drekë në Ksamil: Një pengesë për punësimin e grave

 

Ksamili, një prej destinacioneve më të njohura turistike në Shqipëri, përballet me një problem të rëndësishëm social që ndikon direkt në jetën e përditshme të banorëve të saj, veçanërisht të grave me fëmijë të vegjël. Aktualisht, në Ksamil ekzistojnë dy kopshte që ofrojnë shërbim për fëmijët. Njëri prej tyre ka kapacitet për 18 fëmijë, ndërsa tjetri për 28 fëmijë. Megjithatë, asnjëri prej këtyre kopshteve nuk ofron shërbim me drekë, duke bërë që fëmijët të qëndrojnë në kopshte vetëm deri në orën 12:00 të mesditës.

 

Mungesa e kopshteve me drekë përbën një problem serioz për gratë që janë nënat e këtyre fëmijëve. Shumë prej tyre janë të privuara nga mundësia për të marrë pjesë në tregun e punës, sidomos gjatë sezonit veror kur kërkesa për punëtorë në sektorin e turizmit është më e lartë. Oraret e kufizuara të kopshteve i bëjnë të pamundshme për nënat të kenë një angazhim të plotë dhe të qëndrueshëm në vendet e punës që kërkojnë orare më të gjata.

 

Banorët, veçanërisht nënat me fëmijë të vegjël, kanë kërkuar që kopshte të ofrojnë shërbim deri në orën 16:00, të paktën gjatë sezonit veror. Ky ndryshim do të lehtësonte shumë nga vështirësitë e përditshme dhe do të ndihmonte që gratë të jenë më të angazhuara në punë dhe ekonomikisht të pavarura. Megjithatë, deri më tani, kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga bashkia e Sarandës.

 

Është e nevojshme që bashkia Sarandë të ndërmarri hapa konkrete për të adresuar këtë problem. Zgjerimi i orarit të kopshteve dhe ofrimi i shërbimeve me drekë do të ishte një hap i rëndësishëm për të mbështetur nënat dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës. Kjo nuk do të përmirësonte vetëm jetën e familjeve të tyre, por do të kontribuonte edhe në zhvillimin ekonomik të komunitetit të Ksamili, duke siguruar një forcë punëtore më të disponueshme dhe të motivuar gjatë sezonit të turizmit.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon