Prej 7 ditësh rreth 120 ish përdorues të lëndëve narkotike në Sarandë përballen me mungesën e medikamentit metadon, të cilin e përdorin si qetësues për tu larguar nga lëndët narkotike.
Mungesa e metafonit ka sjellë shqetësime për përdoruesit, një pjesë e të cilëve po humbasin edhe vendet e punës.
Ata apelojnë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë marrjen e masave urgjente për furnizimin e qendrës së Sarandës me metadon, pasi mungesa e metadonit do të përkeqësojë gjendjen e tyre deri në situata të pakontrollueshme, duke i kthyer në rrugën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe vjedhjeve.
Please follow and like us: