Muzikë me volum të lartë, Policia merr bokset e 2 lokaleve në Ksamil – VIDEO

-Evidentohen 2 raste të ndotjes akustike që shkaktohej nga muzika e lartë në dy lokale, në Ksamil.

Procedohen penalisht 2 administratorët e këtyre subjekteve. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrollove në zonat bregdetare, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në ankesat e marra nga qytetarët, kanë evidentuar 2 raste të prishjes së qetësisë publike nga muzika e lartë në lokale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto 3 raste janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. Gj., 27 vjeç, banues në Korçë dhe E. H., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”;

Pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorsë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon