Nasip Hoxha lirohet nga qelia, Apeli vendos “detyrim paraqitje”

Nasip Hoxha ish kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë ka lënë qelinë.

21 ditë pas arrestimit të tij, Gjykata e Apelit ka vendosur masën “detyrim paraqitje.

Nasip Hoxha u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi Gjykata e Sarandës kishte marrë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Hoxha akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon