NDAHET NGA JETA ALEKS STATHA, I NJOHUR NGA SARANDJOTËT SI “SHEFI”

Aleks Statha ose “Shefi” siç e njihnin sarandjotët është ndarë nga jeta ditën e sotme pas një beteje që nuk mundi ta fitonte.

Aleks Statha do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë 7 maj.

Aleks Statha ka qene kryekuzhinjeri i pare i Hotel Turizmit qe ne krijimin e tij deri ne vitin 90 qe u shkaterrua.

Njeri familjar, i urte, i qeshur. Ka punuar ne disa lokale si kryekuzhinjer derisa krijoi lokalin e vet ne rrugen e Flamurit me emrin Taverna e Shefit.

Per shume vite ka sherbyer me perkushtim dhe dashamiresi cdo qytetari te Sarandes dhe zonave perreth, te cilet e frekuentonin per kulinarine e vecante.

Ne vitin 2010 pas nje semundje te veshtire, u terhoq nga profesionin te cilin e kryente me aq dashuri dhe prej asaj kohe ka luftuar gjat per shendetin e tij por sot ju dorrezua lodhjes dhe shendetit.

Saranda News shpreh ngushëllime ndaj familjarëve dhe miqve të Aleks Statha.

Please follow and like us:
fb-share-icon