Ndahet nga jeta Irini Beleri

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Irini Beleri, në moshën 69 vjeçare, pas një beteje të gjatë dhe të mundimshme me një sëmundje të rëndë. Pas shumë vizitave në Spitalin e Sarandës dhe atë të Athinës, Irini nuk arriti të triumfojë mbi sëmundjen.

Lamtumira e fundit për Irinin do të jepet nesër, më datë 25 maj 2024, ora 11:00, në Varrezat e Limjonit, Sarandë.

Me këtë humbje të madhe, shprehim kurajon dhe ngushëllimet tona më të thella për bashkëshortin e saj të dashur, Lekon, dhe djemtë e saj të shtrenjtë, Milto dhe Laert Belerin. Përveç tyre, dhimbjen e ndajnë të gjithë të afërmit, miqtë dhe komuniteti që e njohu dhe e deshi.

Irini Beleri ishte një banore e dashur dhe e respektuar e Lagjes Nr. 2, përballë 15-Katëshit. E njohur për mirësinë dhe dashamirësinë e saj, ajo la pas një emër të nderuar dhe një kujtim të paharrueshëm për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.

Qoftë kujtimi i saj i përjetshëm dhe shpirti i saj i qetë në paqe

Please follow and like us:
fb-share-icon