Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare Vladimir Ramadan Çumani.
Vladimir Çumani lindi dhe u rrit ne qytetin e Sarandes. .Dha kontributin e tij ne shumë institucione shteterore duke punuar me shume ndershmeri dhe perkushtim.
Vladimiri ishte nje mik i perkushtuar, i papertuar, i kudogjendur per te gjithe miqte dhe te afermit e tij. Shtepia e Ladi Çumani ishte porte e hapur per te gjithe njerezit qe e donin dhe e nderonin. Ishte nje prind i devotshem, kerkues dhe me shume autoritet.
Largimi i Vladimir Çumani eshte nje humbje e madhe per familjen, bashkeshorten, vajzat, nipin dhe mbesat, vellane dhe motrat e tij.
Per te kryer nderimet e fundit, familja mirepret miqte dhe dashamiresit prane agjensise funerale Bebri, data 14/04/2024, ora 13:00