Ndahet nga jeta Petrit Metushi, ikona e Folklorit të Jugut

Petrit Metushi, ikona e Folklorit të Jugut është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 95 vjeç.

Petrit Metushi ka lindur në Vergo më 1928 dhe në  24 maj 1949 arrestohet dhe dënohet me 20 vite burg.

Pjesëmarrës në shumë festivale folklorike, rapsod, këngëtar, krijues e interpretues i polifonisë dhe monofonisë labe. Petrit Metushi ka qenë partizan, por prangat e diktaturës nuk e kursyen, duke e cilësuar armik të popullit. Megjithatë ai nuk u ligështua duke vazhduar luftën e tij me armën e trimërisë, këngën.

Të gjitha krijimet e tij, ai i ka përmbledhur në një vëllim të titulluar “Gurra gurgullon me ligje, herë si bilbil, herë si qyqe”. Dhe vërtet krijimi dhe interpretimi i Petrit Metushit këndon si bilbil në gëzimet njerëzore, por vajton si qyqe në hidhërimet dhe marrëzitë njerëzore. Për kontributin e tij, përveç çmimeve, certifikatave, urdhrave e medaljeve, që janë me qindra, ai është vlerësuar edhe me titullin ”Qytetar Nderi” i Sarandës. 

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon