Ndahet nga Jeta të Vasil Kiço Duklaska
Me hidhërim të thellë njoftojmë largimin nga jeta të Vasil Kiço Duklaska, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Vasil Kiço Duklaska, një qytetar i nderuar dhe i respektuar, lindi në Sarandë më 14 tetor 1946.
Ai ka kontribuar për një kohë të gjatë në fushën e arsimit, duke punuar si mësues i matematikës, dhe më vonë si inspektor në Drejtorinë Arsimore.
Karriera e tij vazhdoi me drejtimin e Qendrës Polivalente dhe përfundoi si Drejtor i Portit të Sarandës, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në secilin nga këto pozicione.
Sot, në orën 15:00, do t’i jepet lamtumira e fundit këtij njeriu të veçantë dhe të dashur për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Largimi i tij nga jeta do të lërë një boshllëk të madh tek bashkëshortja e tij, Natasha, dhe vajzat e tij. Kujtimi i Vasil Kiço Duklaska do të mbetet gjithmonë i paharruar.
I paharruar kujtimi i tij.