Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elisabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja mbrëtërore. Të gjithë fëmijët e mbretëreshës, princat William dhe Harry, kanë shkuar në kështjellë. Mbretëresha Elizabeth ndërroi jetë në Kalanë Balmoral në Skoci nga problemet me shëndetin
Kurora i kalon menjëherë djalit të saj dhe trashëgimtarit Charles, i cili tani është Mbret. Mbretëresha ishte kryetare e shtetit të Britanisë së Madhe dhe 14 vendeve të tjera, duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Xhamajkën. Elizabeth II u bë mbretëreshë pas vdekjes së babait të saj Mbretit George VI më 6 shkurt 1952. Ajo ka lënë pas katër fëmijët e saj, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër
Kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss u nis për në pallat pasi mori vesh lajmin përmes një letre në parlament, kur ende gjendja e mbretëreshës ishte kritike.
Flamuri në Buckingham Palace u ul në gjysmështizë në orën 18:30.
Ndërsa u njoftua lajmi për vdekjen e Mbretëreshës, qindra njerëz u mblodhën jashtë pallatit duke qarë për humbjen e mbretëreshës.
Sundimi 70-vjeçar i Mbretëreshës Elizabeth ka përfunduar dhe djali i saj i madh, Charles, është Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.
Mbretëresha udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkinë përmes brezave të ndryshimit, duke fituar respekt dhe admirim në mbarë botën për përkushtimin e saj ndaj detyrës.
Shumica e njerëzve që jetojnë në MB dhe në Commonwealth nuk kanë njohur një kohë pa atë si mbretëreshë.
Një epokë që filloi në 1952 – e njohur nga disa si ‘epoka elizabetiane’ – ka përfunduar.