Oficeri i Policisë Ilirjan Ziu ka humbur jetën në moshën 56 vjeç si pasojë e një ataku kardiak. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Delvinë.
Ilirjan Ziu prej disa vitesh shërbente në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Ilirjan Ziu ishte një shërbëtor i përgjegjshëm dhe i respektuar në detyrën e tij, dhe humbja e tij la të gjithë komunitetin e tronditur. Familjarët dhe kolegët e tij janë në trishtim të thellë pas kësaj ngjarjeje.
Ngushëllimet tona shkojnë për ta, dhe kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë i paharruar.
Please follow and like us: