Ndezi zjarr në kullotë, por dogji dhe një parcelë me ullinj, shpallet në kërkim

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, kanë shpallur në kërkim shtetasin N. M., 61 vjeç, banues në fshatin Gjashtë.

Shpallja në kërkim e tij u bë pasi dyshohet se në fshatin Ninat, Konispol, ka ndezur zjarr në një kullotë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me pemë ulliri.

Reagon familja: Personi qe eshte akuzua s’ka lidhje fare me ceshtjen e zjarrit ne fshatin Ninat, eshte paraqitur para 2 oresh ne Komisariatin e Sarandes dhe ka dale i pafajshem

Please follow and like us:
fb-share-icon