Një qytetar ka denoncuar për Saranda Web një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e premte në Berdenesh orën 7:15, ku djali i tij është sulmuar nga disa persona të armatosur dhe me shkopinj bejsbolli. Sipas dëshmisë, sulmuesit kanë rrethuar makinën e të riut duke përdorur dy automjete, ndërsa një makinë e tretë i bllokoi rrugën, duke e detyruar të ndalonte.
“Dy persona iu afruan dritares së makinës me shkopinj bejsbolli dhe nisën të godisnin xhamat. Më pas, njëri prej tyre i vuri pistoletën në kokë, duke e kërcënuar se do ta vriste,” – shprehet i ati i të sulmuarit. Djali i tij tentoi të shpëtonte duke goditur një nga makinat mbrapsht dhe më pas duke përplasur makinën tjetër në pjesën e përparme, por nuk ia doli. Në panik, ai doli nga automjeti dhe vrapoi drejt një servisi aty pranë, ku punonte vëllai i tij.
Nga vendi i ngjarjes, qytetari tregon se është lajmëruar menjëherë nga djali tjetër, i cili e njoftoi për situatën e rëndë dhe për faktin se agresorët ishin të armatosur. “Sapo arritëm në vendngjarje, gjetëm dy makinat e përplasura, por agresorët ishin larguar. Çuditërisht, për një minutë mbërriti policia, sikur të kishin qenë aty afër gjatë gjithë kohës.”
Nga ana e Policisë deri më tani nuk ka asnjë njoftim publik për ngjarjen.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb