Ndodhi në Delvinë: Farmacisti 24-vjeçar godet me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68 vjeç

Ndodhi në Delvinë: Farmacisti 24-vjeçar godet me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68-vjeçar rekomandonte pacientët në farmaci të tjera

Ndodhi në Delvinë: Farmacisti 24-vjeçar godet me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68-vjeçar

 

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në qytetin e Delvinës, ku një konflikt mes dy profesionistëve të shëndetësisë ka përfunduar me dhunë fizike.

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist.

 

 

Ky i fundit dyshohet se ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek.
Farmacisti akuzonte mjekun se rekomandon pacientët për të blerë barnat në farmaci të tjera. 

 

Autoritetet kanë bërë të ditur se materialet i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndërsa vijojnë procedurat ligjore për sqarimin e plotë të ngjarjes.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon