Ndryshon tatimi mbi pagat, do rritet shkalla e punësimit dhe do frenohet largimi nga vendi

Qeveria do të prezantojë së shpejti një sërë ndryshimesh fiskale që synojnë lehtësimin e tatimit mbi pagat. Nga sa është bërë me dije deri më tani, parashikohet të përfitojnë disa kategori.

Më konkretisht, lehtësohen nga tatimi për pagat të rinjtë deri në 29 vjeç që janë të punësuar, duke u njohur zbritje nga detyrimi tatimor që kanë ndaj shtetit.

Kjo në argumentin e financave lehtëson barrën për ta por dhe synon nxitjen e punësimit të të rinjve. Ndërkohë, e njëjta skemë parashikohet të aplikohet edhe për prindër që kanë fëmijë nën 18 vjeç.

Ndërkohë, Financat po diskutojnë edhe lehtësi për pagamarrësisht me paga të larta, ku varianti që po shqyrtohet është rritja e pragut të pagave që paguajnë 23% tatim, nga mbi 200 mijë lekë që është aktualisht për ta çuar në 250 mijë lekë.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj theksoi se një nga arsyet që qeveria ka ulur tatimin tek kjo kategori, është tek fakti se synon të nxis  persona të punësohen dhe kompanitë që t’i punësojnë këto kategori personash. Mund ta shohin veten në Shqipëri dhe jo në emigracion. Rritja e pagave sjell  rritje të konsumit. Rritja e çmimeve ka tkurrur konsumin në familje. Çdo rritje paga është një lajm i mirë, pavarësisht se në cilin sektor ndodh.

Ajo theksoi se edhe sektori privat është bashkëfajtor se pse tregu aktualisht vuan mungesën e fuqisë punëtore. Sipas saj, deri tani bizneset në Shqipëri nuk kanë dëshmuar vlerësim për kapitelin njerëzor.

“Arsyeja që ne jemi në këtë gjendje, që bizneset janë në krizë punëtore, janë se edhe ato janë pjesë e kësaj situate pasi nuk i kanë trajtuar njerëzit si asetin e tyre kryesor

Please follow and like us:
fb-share-icon