Një 60-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” është arrestuar ditën e sotme nga policia. Në pranga ka rënë Kreshnik Kastrati.
Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 8 muaj burgim, teksa së fundmi banonte në Serbi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë ndaluan shtetasin në kërkim Kreshnik Kastrati, 60 vjeç, banues në Serbi, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, njofton Policia.
Saranda News
Please follow and like us: