Në prag të sezonit turistik, në qytetin e Sarandës ka filluar vendosja e kontenierëve të rinj, kontribut i bashkëpunimit mes Bashkisë së Sarandës me Bashkinë Lubeck në Gjermani.
Vendosja e kontenierëve të rinj pritet të krijojë mundësinë e plotësimit të mangësive në pika të caktuara të territorit.
Bashkia Sarandë është angazhuar që në vigjilje të sezonit turistik, do të ketë angazhim maksimal të strukturave të shërbimeve publike, duke shpresuar edhe në ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e bizneseve dhe qytetarëve për mjedis të pastër dhe dinjitoz.
Please follow and like us: