Evanthia Thodhori, një nënë që prej më shumë se një viti kërkon përgjigje nga Prokuroria e Sarandës për fatin e djalit të saj, Leonardit, i zhdukur prej 18 muajsh, është zhgënjyer nga mungesa e komunikimit dhe veprimit të autoriteteve.
Ajo shprehet se asnjë zyrtar nuk e ka pritur dhe askush nuk i ka dhënë një përgjigje për zhdukjen e djalit të saj.
Përballë kësaj indiference, Evanthia e ka humbur besimin te Prokuroria e Sarandës dhe tani kërkon ndërhyrjen e Altin Dumanit, në shpresën se ai do të mund të zbardhë çështjen e djalit të saj dhe t’i ofrojë drejtësi.
Please follow and like us: