Saturday, April 13, 2024
spot_img
HomeBOTANëna hyri në tualet, miqtë i rrëmbejnë foshnjen dhe largohen: Do e...

Nëna hyri në tualet, miqtë i rrëmbejnë foshnjen dhe largohen: Do e shisnim për 50 mijë euro

Dy persona janë arrestuar nga policia greke pasi rrëmbyen një foshnje nga nëna shqiptare dhe do ta shisnin për 50 mijë euro. Një police së bashku me kolegun e saj ia dolën që të merrnin foshnjën nga duart e grekëve dhe të parandalonin shitjen e djalit të vogël.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Spyrou Patsi në Votaniko, ku dy burrat shkuan të vizitonin nënën 31-vjeçare me origjinë nga Shqipëria. Ata ishin miq të saj dhe sapo hyri në tualet, morën foshnjën me taksi dhe e çuan në një stacion metroje në Aegaleo. Aty do të zhvillonin takim me një grua, e cila kur ka parë policët është zhdukur.

Fëmijën po e mbante me kokën poshtë. I pyetëm nëse ishte e tyre, na thanë jo”, tha punonjësi i policisë bashkiake. Pasi u shoqëruan në polici, kanë rrëfyer motivin e aktit të tyre.

“Fëmijën ia kemi marrë nënës me qëllim që ta shesim për 50 mijë euro”, tha një i pandehur. Por më pas ata ndryshuan rrëfimin dhe thanë se nuk donin ta shisnin foshnjën por thjesht ta bënin shëtitje. Pak orë pas arrestimit të tyre, nëna e foshnjës është thirrur nga policia dhe ka shkuar në komisariat duke thënë se ia morën kur ishte në tualet.

“Nuk e kam dhënë. E kanë marrë vetë. Të dy janë miqtë e mi dhe ishin në shtëpinë time kur hyra në tualet. Kur dola nga banja mendova se foshnja po flinte. I akuzuari më thirri nga policia dhe më tha të shkoja në polici”, tha nëna.

Një person kyç në rastin e rrëmbimit të foshnjës dyshohet të jetë edhe babai i tij që jeton në një qytet tjetër. Sipas informacioneve të Star, policia do të hetojë edhe mundësinë që dy të rinjtë me origjinë greke, 30 dhe 33 vjeç, i përkasin një rrjeti të trafikut të foshnjave, ndonëse është i cuditshëm rrëfimi i tyre i parë që do ta shisnin për 50 mijë euro.

Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial