Nesër do të jepet përgjigjja çfarë do të bëhet me Eco Campusin, a do marrë fund mësimi me 2 turne?!
Në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak Sarandë, një nga çështjet që do të diskutohet është edhe informacioni mbi Eco Campusin, një projekt i përfunduar para gjashtë vitesh, por që ende nuk është vënë në funksion për mësim.
Kjo situatë mbetet një paradoks i dhimbshëm për nxënësit e Sarandës, të cilët vazhdojnë të ndjekin mësimin në kushte të vështira, duke u detyruar të mësojnë me dy turne për shkak të mungesës së ambienteve të përshtatshme.
Saranda Web ka raportuar vazhdimisht për këtë problem, duke sjellë në vëmendje shqetësimin e komunitetit dhe domosdoshmërinë për të vënë në funksion këtë strukturë të re. Pavarësisht thirrjeve dhe premtimeve të bëra, institucionet përgjegjëse ende nuk kanë dhënë një afat të qartë për zgjidhjen e këtij problemi.
Eco Campusi ishte konceptuar si një model i shkollës moderne, që do të përmirësonte ndjeshëm cilësinë e arsimit në qytet, por sot, ky projekt simbolizon dështimin institucional dhe mungesën e vizionit për arsimin dhe të ardhmen e fëmijëve në Sarandë.
Saranda Web do të ndjekë nga afër zhvillimet e nesërme dhe do të vazhdojë të raportojë për këtë çështje deri në zgjidhjen e saj.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb