Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e vitit të ri në qytetin e Sarandës, ku një 19-vjeçar dyshohet se i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor 2024, në lagjen nr. 3 të qytetit. Falë reagimit të shpejtë dhe punës hetimore të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarit, shtetasi I. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet hetimore janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Please follow and like us: