Nga mesnata rikthehen reshjet e shiut. Banorët e Vanës pritet të izolohen nga shembja e urës

Prej mesnatës së sotme parashikohet të rikthehen reshjet, të cilat në zonën e Sarandës do të jenë të dendura sidomos në orët e pasdites së nesërme.

Reshjet do të vijojnë deri mëngjesin e ditës së diel, nga kur pritet edhe përmirësim dhe kthjellim i motit.

Nëse reshjet do të rritin prurjet e përrenjve që derdhen në lumin Kalasë, atëherë banorët e fshatit Vanë në Bashkinë Delvinë do të izolohen si pasojë e shembjes së urës.

Please follow and like us:
fb-share-icon