NGACMOI S.KSUALISHT NË RRJETET SOCIALE NJË TË MITUR NË SARANDË, SHPALLET NË KËRKIM

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit E. H., 37 vjeç, banues në Greqi.

Shpallja në kërkim e tij u bë pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur, se 37-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon