Thursday, April 25, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Ngacmoi seksualisht fëmijët, banorët e ndjekin, pedofili ikën me vrap – VIDEO

Modetarorja dhe gazetarja Ornela Gaçe ka publikuar një video, ku kapet një person, i cili pretendohet se ngacmonte të miturat e një zone në Tiranë. Bashkë me videon, kur burri vrapon për t’ju larguar banorëve që i janë ‘turrur’ për ta kapur, Gaçe ka ndarë edhe një mesazh.

Në rrjetet e saj sociale, ajo shkruan personi i filmuar, i cili në një moment mbulon edhe fytyrën me duar për të mos e kapur kamera, ngacmon seksualisht fëmijët e zonës pranë Shkollës së Baletit. Po ashtu, bën thirrje edhe për shtetin që të veprojnë për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë.

“I dashur Shtet (qe nuk je) te dashur polica qe e keni mendjen tek gjobat me shume se tek cdo gje tjeter! Ky eshte PEDOFILI qe kercenon lojen e femijve prane Shkolles se Baletit duke i ngacmuar ata seksuakisht. Po ju desh qejfi kapeni po sju desh qejfi do e kapim vete ne banoret! E mos thoni pastaj qe nuk bejme detyren e informimit qytetar!,”-shkruan ajo mbi videon e publikuar në Facebook.

POSTIMI ME VIDEO: 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial