Ngjarje e pazakontë në Sarandë: Çahen gomat e rreth 10 automjeteve gjatë natës

Ngjarje e pazakontë në Sarandë: Çahen gomat e rreth 10 automjeteve gjatë natës Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë orëve të natës në lagjen nr. 4 në Sarandë, në zonën e njohur si Kodër. Persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar me mjet prerës gomat e rreth 10 automjeteve të parkuara.

Ngjarje e pazakontë në Sarandë: Çahen gomat e rreth 10 automjeteve gjatë natës

 

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë orëve të natës në lagjen nr. 4 në Sarandë, në zonën e njohur si Kodër. Persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar me mjet prerës gomat e rreth 10 automjeteve të parkuara.

 

 

Sipas informacioneve, akti vandal është konstatuar nga pronarët e mjeteve vetëm në orët e mëngjesit, në momentin kur janë drejtuar drejt automjeteve për t’u nisur në punët e përditshme. Shumë prej tyre janë përballur me pamundësinë për të lëvizur mjetet, për shkak të gomave të çara.

 

Ngjarja është denoncuar në polici, e cila ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve të këtij akti. Deri më tani nuk ka informacion për persona të dyshuar, ndërsa pritet që kamerat e sigurisë në zonë të ndihmojnë në hetime.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon