NGJARJE E RËNDË: Gruaja vret burrin me sëpatë

NGJARJE E RËNDË: Gruaja vret burrin me sëpatë

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq të Sarandës, ku Elvira Tahiraj, 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj, 55 vjeç.

 

Autorja e dyshuar e ka goditur viktimën me sopatë në kokë, ndërsa ai ishte në gjumë.

 

Sipas informacioneve paraprake, Elvira Tahiraj dyshohet se vuan nga çrregullime mendore, çka mund të ketë ndikuar në kryerjen e këtij akti ekstrem.

 

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin e qetë të fshatit Metoq.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi Elvira Tahirajn në ambientet e Komisariatit të Sarandës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të zbardhur motivet e krimit dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.

 

Lajm i përditësuar: Gruaja vret burrin me sëpatë

 

Tragjedi Familjare: Pamundësia ekonomike për kurimin sjellin pasoja fatale – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon