SARANDA NEWS

spot_img

Ngjarjet në Kopshtin nr. 3, shkarkohet drejtori Çajup Hajdini

Ngjarjet në Kopshtin nr. 3, shkarkohet drejtori Çajup Hajdini

 

Pas konfliktit të rëndë në kopshtin publik nr. 3 në Sarandë, ku sanitarja sulmoi fizikisht drejtoreshën e kopshtit, Bashkia Sarandë ka reaguar duke ndërmarrë masa administrative.

 

Burime të Saranda Web informojnë se është marrë vendimi për shkarkimin e Drejtorit për Arsimin në Bashkinë e Sarandës, Çajup Hajdini.

 

Ky veprim vjen pas kritikave për mosreagimin e institucioneve ndaj ankesave të sanitares, e cila me një letër ishte ankuar më herët në bashki për sjelljen e drejtoreshës, duke pretenduar se ajo e bullizonte dhe e fyente.

Mosndërhyrja në kohë dhe neglizhenca e rastit duket se kanë çuar në përshkallëzimin e situatës.

 

Shkarkimi i Çajup Hajdini shihet si një përpjekje për të rivendosur përgjegjësinë dhe për të përmirësuar menaxhimin e situatave konfliktuale në institucionet arsimore të qytetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial