Këngëtari i njohur grek Nikos Makropoulos ka publikuar këngën e tij të re, të shoqëruar me një videoklip mbresëlënës, të filmuar 100% në stadiumin e Sarandës gjatë Orange Festival. Ky event muzikor, i cili mbledhi mijëra pjesëmarrës këtë verë, shërbeu si një sfond perfekt për projektin e ri të artistit.
Videoklipi kap atmosferën e jashtëzakonshme të festivalit, me pamje mahnitëse të stadiumit të ndriçuar dhe publikut. Orange Festival, i cili tashmë është bërë një pikë referimi për muzikën në rajon, konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare, duke tërhequr artistë të nivelit të Makropoulos.
Me këtë publikim, Saranda jo vetëm që njihet si një destinacion turistik, por edhe si një vend ku arti dhe muzika lulëzojnë në një skenë të gjallë dhe dinamike.