Nisen nga Shkodra dhe Saranda “për t’u sqaruar” në Lushnje, por atje kërcet dajaku

Dy “palë” personash nga dy rrethe, nga Sarandë dhe Shkodra lanë takim në Lushnje për tu shlyer boxhet njëri – tjetrit por takimi u la në Lushnje si pikë mesi me qëllim që shpenzimet të ishin pothuajse të barabarta për çdo palë.

Teksa janë takuar dhe nuk kanë zgjidhur problemin, ka nisur edhe “dajaku” mes tyre, pohojnë burime zyrtare nga policia Fier.

NJOFTIMI i POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë një shtetas 30 vjeç, banues në Sarandë, si edhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas 20 vjeç, 19 vjeç dhe 31 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi, janë konfliktuar fizikisht me një shtetas, për t’i marrë një shumë parash që ky i fundit iu kishte borxh.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të arrestuar u gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Please follow and like us:
fb-share-icon