Nisma Thurje peticion për plazhet: Duam të shijojmë plazhet e vendit tonë 100% publike

“Plazh për të gjithë”!

Hapësirat tona bregdetare janë zaptuar nga bizneset private. Kush paguan më shumë në bashki, merr edhe copën më të madhe të llokmës. Po shfrytëzohet në mënyrë barbare çdo hapësirë publike, madje dhe nga të ashtuquajturit “investitor strategjik”.

Shqiptarët janë të detyruar të paguajnë shazllonin për të shijuar detin që është i të gjithëve. Sot 80% e plazheve menaxhohen nga bizneset private dhe vetëm 20% është hapësirë publike. Ne kërkojmë plazh 100% publik!Boll paguam për të shijuar bukuritë tona natyrore. Në Jug nuk meritojnë të shkojnë vetëm të pasurit që paguajnë 5 mijë lekë një çadër, por cilido shqiptar. Në çdo vend të botës plazhet më të bukura janë falas. Përse duhet të jetë ndryshe në Shqipëri?

Duam ta shijojmë edhe ne Palasën, Dhërmiun, Borshin, Jalën, Livadhin, Gjipen, Krorëzësn, dhe Ksamilin!

Firmos TANI peticionin online: https://forms.gle/EGXj6j2XCshUJ53N7

Please follow and like us:
fb-share-icon